Rekomandimet e OEDSH-së për investime:
Gjermani
1. Gjermani- Tregu imobiliar-Blerje të Objekteve banimi me më shume se 5 banesa të cilat mundë të lëshohen lehtë me qera. Cmimi i blerjes nuk duhet të jetë më i lartë bazuar në të hyrat e qerasë të cilat grumbullohen për 15-18 Vite.Kredinë nga Banka financuese e kalkuloni që kësti mujor të mbulohet nga qeramarrja dhe afati pagimit të plotë me kredi nuk duhet të kalojë mbi 15-18 Vite. Linku ku i gjeni informatat per shitblerje objektesh. www.ImmobilienScout24.de
2. Merni guximin dhe hapni biznes privat në fushën e ndërtimit, ju ndihmojnë shumë IHK ne qytetin ku ju jetoni per procedurat e legjislacionit dhe shumë shpesh japin edhe fonde per Biznese fillestare.
3. Kujdesi ndaj të moshuarve, është rritur shumë nevoja për perkujdesjen e pleqëve në Gjermani sepse edhe numri i tyre dita dites po rritet andaj kujdes mobil shtepi ne shtepi është biznes rentabil dhe pa investime të larta.
Zvicër
1. Investimi i cili është i garantuar për fëmijët në Zvicërr është që ata të Studiojnë në nivel Universitarë.
2. Rekomandohet Biznesi i Gastronomisë dhe Hotelierisë i nivelit 4-5 Yje, fillojeni këtë veprimtari vetëm nëse e keni profesionin e duhur për këtë.
3. Krijoni ndermjetesime per prodhimet ushqimore Shqiptare te rrjetet e supermarketeve ne Zvicerr me idene qe konsumatori Shqiptare ne zvicerr te konsumoj prodhime Shqiptare-BIO.
Kosovë
1. Investimi në fushën e Energjetisë alternative ju garanton tregun.
2. Investimet në Turizëm Dimërorë dhe ate Malor është gjithashtu një degë ende e virgjër.
3. Investimi në Call-Center shërbim shumë i kërkuar nga tregjet e EU në veqanti tregu Gjermanofolës. Call-Center shërbime in dhe outband.
4. Investimet në Blegtorinë e imët dhe perpunimi i qumështit deri ne prodhimin e djathit ekologjik BIO ju siguron tregun e EU gjithashtu. Një shembull në rrjetin e supermarketeve Gjermane BIO e gjeni 100 gram Djath Dhie per 2.80 Euro e që nëkupton se 1 kg kushton 28 Euro, Kosova ka shumë kushte të mira për blegtorinë e imët.
5. Investimi ne Universitet cilesore por patjeter ne bashkepunim dhe menagjim me Universitetet Europiane qe kane histori te pakten 250 vite.
6. Investimi ne miniera.
7. Investimet ne Arkeologji,plot shembij si:
- Ulpiana
- Qyteti Damastjan
- Kishat
- Vorrezat e vjetera te Izraliteve
- Shume e shume tjera...
Ketu krijoni nje Shoqate dhe kerkoni perkrahjen e shtetit
Shqipëri
1. Turizmi dega më joshëse për të investuar në komplekse të mëdha Turistike,bregdeti më i preferuar i shume ekspertëve në tërë Evropen.
2. Prodhimi i frutave,ullinjëve dhe perimeve të gjelbërta sidomos ato në sera sepse konsumi I ketyre prodhimeve është shumë i lartë nga rritja e Turistëve të huaj.
|