13 milionë euro dëme të papaguara

Kompanitë e sigurimeve i kanë 13.1 milionë euro dëme të papaguara ndaj klientëve.
Kështu thuhet në raportin e stabilitetit financiar të Kosovës, të prezantuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) të hënën, ku bëhej e ditur se rritja e vlerës së dëmeve të paguara është ngadalësuar ndjeshëm.

Në ngadalësimin e dëmeve të paguara kryesisht ka kontribuuar rënia e pagesave për policat TPL, të cilat gjatë kësaj periudhe shënuan rënie vjetore prej 11.9 për qind. Pagesat për mbajtësit e policave TPL përbëjnë pjesën më të madhe të dëmeve të paguara (rreth 68.2 për qind të gjithsej dëmeve të paguara). Pjesa tjetër e dëmeve të paguara prej 28.7 për qind, përbëhet nga pagesat për mbajtësit e policave kufitare, si dhe pagesat për policat vullnetare. Sipas BQK-së, fitimi neto i kompanive të sigurimit deri në qershor 2011, ishte 1.2 milion euro, krahasuar me 0.7 milionë euro sa ishte në qershor të vitit 2010.

Nga: Zeri

 

Copyright OEDSH